Yahoo UK
Një numër i madh faqesh interneti ishin jo funksinale për disa minuta sot, 05 dhjetor 2025.
Ndërprerja zgjati rreth 25 minuta, me shërbimet që u rikthyen në orën 9:12 të mëngjesit.
Mbi 4,500 raportime u regjistruan në DownDetector, duke treguar probleme të përhapura në faqet që mbështeten te Cloudflare.
CTO-ja e Cloudflare shpjegoi se ndërprerja nuk ishte rezultat i ndonjë sulmi kibernetik por i një mos-funksionimi të brendshëm.
Kjo vjen pas një tjetër ndërprerjeje më 18 nëntor 2025, e cila preku platforma si X, ChatGPT, Spotify dhe League of Legends.
Cloudflare pretendon se rreth 20% e të gjitha faqeve të internetit përdorin shërbimet e saj, gjë që e bën çdo ndërprerje shumë shqetësuese.
Cloudflare kërkoi falje, duke pranuar se dështimet e përsëritura janë “të papranueshme” dhe premtoi të publikojë hapat për parandalimin e incidenteve të ardhshme.

