Sipas Komisionit, tre ishin shkeljet kryesore të Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA):
- “Shenja blu” (blue checkmark) — që tani blihet për €7 në muaj — lejon që çdo përdorues, përfshirë bot-e, të duket si “i verifikuar” dhe krijon konfuzion për origjinën dhe besueshmërinë e llogarive.
- Mungesa e transparencës në regjistrin e reklamave — X nuk siguroi akses në regjistrin e reklamuesve dhe përmbajtjes së tyre.
- Refuzimi për të ofruar akses për studiues në të dhëna publike (si numër vizitash, pëlqimesh etj.), siç e kërkon DSA për të lejuar kontrollin e pavarur dhe hulumtime mbi përmbajtjen dhe ndikimin e platformës.
Kjo është gjoba e parë e madhe bazuar në DSA që kur ai hyri në fuqi.

