- ShBA tërhiqen nga 66 organizata ndërkombëtare
- NATO apo Groenlanda
- Marrëveshja e tregtisë BE – Mercosur
- Gjykata Supreme e ShBA-ve do të shqyrtojë çështjen e fitimit automatik të shtetësisë
- Komisioni Evropian gjobit X me €120 milionë euro
- Cloudflare e bën sërish
- Forcave të Armatosura të Gjermanisë u vidhen 20,000 fishekë
- Open AI në alarm
Author: TheTimes.AL
Shona Murray & Jesse Dimich-Louvet, Euronews Kryeministri i Estonisë beson se Rusia do të vazhdojë të jetë një kërcënim për sa kohë që Vladimir Putini është në pushtet. Në një intervistë për Euronews, Kristen Michal shpjegoi se përfundimi i luftës do ta detyronte presidentin rus të përballej me pyetje të vështira nga populli i tij. Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, tha për Euronews se nëse Rusia do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, atëherë presidenti Vladimir Putin do të duhej të përgjigjej për një sërë pyetjesh të pakëndshme nga vetë qytetarët e tij, prandaj, vazhdimi i luftimeve do të thotë…
Katarzyna-Maria Skiba, Euronews Të shtunën kreu një udhëtim treni i parë i PKP nga Varshava drejt Rijekës në Kroaci. Linja e re hekurudhore “Adriatic Express” është reagim ndaj turizmit ekzistues nga Polonia drejt Kroacisë, si dhe një nxitje për vizitorë të rinj që të udhëtojnë drejt Kroacisë. Sipas portalit Travel Croatia, vendi mirëpriti më shumë se 1.2 milionë turistë polakë vitin e kaluar. Kjo shifër pritet të rritet më tej. Linja hekurudhore pritet të funksionojë edhe në drejtimin tjetër, duke nxitur më shumë kroatë të vizitojnë Poloninë. Treni i natës udhëton nga Varshava në Rijeka në pjesën veriperëndimore të Kroacisë.…
Danai Nesta Kupemba, BBC News Dhjetëra norvegjezë menduan se ishin bërë milionerë pasi morën një njoftim nga kompania shtetërore e lojërave të fatit që thoshte se kishin fituar shuma marramendëse – derisa u bë e qartë se ishte një gabim. “Disa mijëra” persona që fituan çmime në Eurojackpot u njoftuan të premten se kishin fituar shuma të pasakta, tha kompania Norsk Tipping, që nuk pranoi të konfirmonte për BBC numrin e saktë të këtyre personave. Drejtoresha e përgjithshme e Norsk Tipping, Tonje Sagstuen, kërkoi ndjesë dhe dha dorëheqjen një ditë më pas. Një gabim në konvertimin nga eurocent në kroner…
Danai Nesta Kupemba, BBC News Vala e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Europës, me autoritetet në shumë vende që lëshojnë paralajmërime për shëndetin për shkak të temperaturave ekstreme. Jugu i Spanjës është rajoni më i prekur, me temperatura që kapin 45oC të regjistruara në Sevilje dhe zonat përreth. Një rekord i ri për muajin qershor prej 46°C u vendos të shtunën në qytetin El Granado, sipas shërbimit kombëtar të motit të Spanjës, i cili tha gjithashtu se ky muaj duket se do të jetë qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Paralajmërime “të kuqe” për të…
David O’Sullivan, Euronews Vendimi për t’u tërhequr nga Konventa e Otavës pason vendime të ngjashme të aleatëve të Kievit si Polonia, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia – të cilat gjithashtu kufizohen me Rusinë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se ka nënshkruar një dekret për t’u tërhequr nga Konventa e Otavës për Ndalimin e Minave Kundër Personelit. Traktati i vitit 1997, të cilit i janë bashkuar më shumë se 160 vende, ndalon përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e minave kundër personelit. Ai synon të mbrojë civilët nga shpërthimet e këtyre minave pas përfundimit të konflikteve. Sipas Zelenskyy, minat kundër…
Jack Guy, Stephanie Halasz dhe Sophie Tanno, CNN Një qytet në Gjermaninë Lindore po ofron dy javë akomodim falas për të inkurajuar njerëzit të shpërngulen atje, në përpjekje për të rritur popullsinë. Eisenhüttenstadt, që ndodhet në kufi me Poloninë, rreth 100 km nga kryeqyteti gjerman Berlin, po ofron një qëndrim prove 14-ditor për banorë të mundshëm të rinj, sipas një njoftimi nga këshilli vendor. “Projekti u drejtohet të gjithë të interesuarve për t’u shpërngulur në Eisenhüttenstadt – si për shembull punëtorë që bëjnë rrugën për në punë, persona që duan të rikthehen në qytet, punëtorë të kualifikuar, apo të vetëpunësuar…
Rebecca Ann Hughes, Euronews Linjat ajrore nuk do të lejohen t’u vendosin pasagjerëve tarifa shtesë për mbajtjen e bagazheve të dorës në bord. Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë votuar për të miratuar një propozim që do t’u lejojë pasagjerëve të sjellin në kabinë falas një send personal dhe një bagazh dore deri në shtatë kilogramë. “Vota e sotme shënon një hap të rëndësishëm drejt një udhëtimi më të drejtë dhe më transparent”, tha në një njoftim për shtyp Matteo Ricci, nënkryetar i Komitetit të BE-së për Transportin dhe Turizmin dhe sponsori kryesor i projektligjit. Ai shtoi se rregullat e përcaktuara…
Euronews, AP Zhvillimi erdhi ndërsa Teherani akuzoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se nuk dënoi sulmet e fundit ndaj objektet të tij bërthamore. Parlamenti i Iranit ka miratuar një projektligj për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, raportuan mediat shtetërore iraniane. Politikanët mbështetën unanimisht veprimin kundër Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Që të bëhet ligj, projektligji, i cili thotë se çdo inspektim i ardhshëm i IAEA-së duhet të autorizohet nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, do të duhet të miratohet nga Këshilli i pazgjedhur i Gardës. “Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, e cila refuzoi të dënonte sado…
Paul Kirby, BBC Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit ekonomik të vendeve të tyre deri në vitin 2035, pas muajsh presioni nga Donald Trump. Presidenti amerikan e përshkroi vendimin e takimit në Hagë si një “fitore e madhe për Evropën dhe… qytetërimin perëndimor”. Në një deklaratë të përbashkët, anëtarët thanë se ishin të bashkuar kundër sfidave “të thella” të sigurisë, duke veçuar “kërcënimin afatgjatë që paraqet Rusia” dhe terrorizmin. Udhëheqësit e NATO-s riafirmuan “angazhimin e tyre të palëkundur” ndaj parimit se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s do të çonte…
Zoe Kleinman & Liv McMahon, BBC Google mund të duhet të bëjë ndryshime në Mbretërinë e Bashkuar për t’u dhënë konsumatorëve më shumë zgjedhje se cilin shërbim kërkimi online të përdorin, tha organi mbikëqyrës i konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) po heton gjigantin amerikan të teknologjisë sipas një ligji të ri, që do të thotë se rregullatori mund të kërkojë ndryshime në një firmë nëse zbulohet se ajo mban shumë pushtet në një treg të caktuar. Më shumë se 90% e kërkimeve në Mbretërinë e Bashkuar bëhen në Google dhe 200,000 biznese përdorin reklamat e kërkimit të tij…
