Author: TheTimes.AL

Alex Pope, BBC Autoritetet britanike kanë zbuluar dhe çmontuar fabrikën e parë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar për prodhimin e barnave për humbje peshe. Operacioni I zhvilluar në Northampton, çoi në sekuestrimin më të madh ndonjëherë globalisht të medikamenteve të trafikuara për humbje peshe, sipas Agjencisë së Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA). Gjatë bastisjes, u sekuestruan dhjetëra mijëra aparate bosh për injektim, përbërës kimikë të papërpunuar dhe mbi 2,000 aparate të paautorizuar me Retatrutide dhe Tirzepatide, që do t’u dërgoheshin klientëve. Sekretari britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e quajti këtë “një fitore kundër kriminelëve të paturpshëm që rrezikojnë…

Read More

Srinivas Mazumdaru, DW Kina ka ruajtur një kontroll pothuajse total mbi zinxhirin global të furnizimit me elementë të rrallë tokësorë, duke përfshirë rreth 70% të nxjerrjes dhe 90% të përpunimit botëror. Këta elementë janë thelbësorë për teknologjitë moderne – nga telefonat dhe automjetet elektrike te turbinat me erë, panelet diellore dhe sistemet mbrojtëse. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ky përqendrim i lartë në treg e bën furnizimin global shumë të cenueshëm ndaj ndërprerjeve. Në dhjetor, Kina do të forcojë më tej kontrollin duke kërkuar leje shtetërore për çdo eksport që përmban gjurmë të këtyre metaleve me origjinë kineze ose të…

Read More

Gavin Blackburn, Euronews Kroacia ka vendosur të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në një kohë kur frika për përhapjen e luftës nga Ukraina po rritet në gjithë Evropën. Parlamenti kroat miratoi ligjin me 84 vota pro, 11 kundër dhe 30 abstenime. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qëllimi është t’u mësohet të rinjve njohuri dhe aftësi bazë që nevojiten “në situata krize”, duke forcuar kështu sigurinë kombëtare. Shërbimi ushtarak do të zgjasë dy muaj dhe do të përfshijë trajnime bazë ushtarake. Rekrutimi i detyrueshëm ishte pezulluar në vitin 2008 kur Kroacia kaloi në një ushtri vullnetare. Të rinjtë e lindur në vitin…

Read More

Böcker Kompania gjermane Böcker që prodhon pirunin ngritës që u përdor në grabitjen e Luvrit përdor një foto nga grabitja si reklamë: “Kur gjërat duhet të bëhen shpejt. NËSE JENI ME NXITIM. Böcker Agilo mbart thesaret tuaja deri në 400 kg me 42 m/min – i qetë si një pëshpëritje falë motorit të tij elektrik 230 V.”.

Read More

Theo Farrant, Euronews Ndryshimi i orës në vjeshtë, kur akrepat kthehen pas me një orë, konsiderohet më pak çrregullues sesa ai i pranverës, por përsëri ndikon në mënyrë të ndjeshme në ritmet tona biologjike. Ekspertët theksojnë se ky ndryshim prek orën tonë të brendshme 24-orëshe – të njohur si ritëm cirkadian – që rregullon gjumin, vigjilencën, prodhimin e hormoneve dhe humorin. Sipas profesorëve Timo Partonen (Universiteti i Helsinkit) dhe Malcolm von Schantz (Universiteti i Northumbria), ora e brendshme përshtatet më lehtë në vjeshtë, pasi fitojmë një orë shtesë, por disa njerëz mund të ndjejnë lodhje ose prishje të lehta të…

Read More

Karl Sexton, DW Komisioni Evropian ka njoftuar se TikTok dhe Meta (kompania mëmë e Facebook dhe Instagram) kanë shkelur detyrimet e transparencës të parashikuara nga Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) i Bashkimit Evropian. Sipas gjetjeve paraprake, këto platforma nuk u kanë dhënë studiuesve akses të mjaftueshëm në të dhënat publike, duke penguar kështu kërkimet mbi ndikimin që përmbajtjet online – duke përfshirë ato potencialisht të dëmshme për fëmijët – mund të kenë tek përdoruesit. Komisioni theksoi gjithashtu se Meta nuk ka përmbushur detyrimet për t’u ofruar përdoruesve mekanizma të thjeshtë për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme dhe për kundërshtimin efektiv…

Read More

Perplexity AI, një start-up vetëm tre-vjeçare me vlerë të certifikuar rreth $18 miliardë, bëri një ofertë të papritur all-cash prej $34.5 miliardë për blerjen e Chrome nga Google (Reuters, Android Central). Oferta tejkalon dukshëm vlerën e Perplexity por është me ulët se $50 miliardë që analistët e vlerësojnë Chrome. Perplexity ofron ruajtjen e kodit open-source të Chromium, investim prej $3 miliardë në dy vitet e ardhshme dhe garanton mbajtjen e Google si motor standard kërkimi (Reuters, Android Central, Financial Times). Ndërkohë që Google nuk ka shprehur interes për shitje dhe pret që procesi gjyqësor mbi pozitën monopol të zgjasë me…

Read More

Rachel Hagan, BBC News Mijëra budistë tibetianë u drejtuan të dielën drejt qytetit malor Dharamshala në Himalajet e Indisë për të festuar 90-vjetorin e lindjes së Dalai Lamës. Shirat e fuqishëm të musoneve nuk ua ulën entuziazmin pjesëmarrësve, ndërsa udhëheqësi shpirtëror tibetian u shfaq me rroba tradicionale dhe një shall të verdhë që i valëvitej, duke buzëqeshur dhe ecur me ndihmën e dy murgjve. Tempulli në majë të kodrës jehonte nga lutjet, ndërsa trupa kërcimi performonin me cimbale të zhurmshme dhe gajde. Ministra indianë, ndjekës afatgjatë si aktori i Hollywood-it Richard Gere, dhe mijëra besimtarë, u mblodhën për të nderuar…

Read More

Servet Yanatma, Euronews Indekset e nivelit të çmimeve tregojnë sa të shtrenjta apo të lira janë mallrat dhe shërbimet në vende të ndryshme, bazuar në barazitë e fuqisë blerëse (PPP). Vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore priren të kenë nivele të larta çmimesh, edhe pse të ardhurat nuk përfshihen në këto krahasime. Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Evropë. Dallime të mëdha ekzistojnë edhe midis fqinjëve si Austria dhe Hungaria — apo Gjermania dhe Polonia. Por si mund t’i krahasojmë më së miri çmimet nëpër Evropë? Dhe cilat janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira në të gjithë…

Read More

Rachel Raposas & Erin Clack, People.com Elon Musk po themelon partinë e tij politike.Të shtunën, më 5 korrik, themeluesi i Tesla-s dhe ish-këshilltar i Presidentit Donald Trump njoftoi në platformën X se ka formuar “Partia Amerika”. Njoftimi erdhi një ditë pasi Musk, 54 vjeç, postoi një sondazh në platformë me mesazhin:”Dita e Pavarësisë është koha perfekte për të pyetur nëse doni pavarësi nga sistemi dy-partiak (disa do të thoshin një-partiak)! A duhet të krijojmë Partinë Amerika?” Nga mbi 1.2 milionë persona që morën pjesë në sondazh, 65.4% votuan “po”. Ai më pas postoi një tjetër njoftim në X të shtunën,…

Read More